Humbja e Argjentinës, Scaloni: Dy aksione dhe dy gola, kështu është Botërori

Lionel Scaloni, trajneri i Argjentinës, pas humbjes së ekipit të tij ndaj Arabisë Saudite ka folur për “ESPN”.

“Është një humbje e vështirë për t’u asimiluar sepse ata shënuan dy gola në 5 minuta dhe me dy goditjet e vetme gjatë ndeshjes së tyre.

Tani nuk ka zgjidhje tjetër veç të ngrihemi, të ecim përpara. Është një ditë e trishtueshm, por ne shikojmë të ardhmen me kokën lart. Humbja nuk është kurrë e bukur, as në debutim, as në ndeshjen e dytë dhe as në të tretën të një Kupë Bote. Sidomos nëse luan keq.

Dje konsideroheshim favorit në këtë ndeshje, por Botërori rezervon gjithmonë surpiza, mund të jesh pafundësisht i fortë në këtë ndeshjem, por nuk duhet shumë për t’u mposhtur.

Kemi Meksikën para, një rival të komplikuar, por ne do të hedhim pas çfarë ndodhi sot dhe të rikthehemi te fitorja”, është shprehur tekniku i Argjentinës./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2022 15:42