Rreth 150 punëtorë janë bllokuar brenda një
miniere në
Suedi, e cila është përfshirë nga
zjarri sot në orët e mëngjesit. Mediat suedeze njoftojnë se
zjarri shpërtheu në një thellësi prej 800 metra në minierën e cila ndodhet në qytezën e Garpenbergut.
"Ajo që dimë deri tani është se brenda ka shpërthyer një zjarr, por nuk kemi gjetur se çka ka përfshirë në të vërtet" tha kreu i operacioneve të shpëtimit, Mats Jansson, duke shtuar se deri tani
dihet që brenda minierës ndodhen 150 punëtorë. Por ende nuk
dihet nëse ka të lënduar. /albeu.com/
Shtuar më 03/03/2015,
ora 13:05