Zjarri i fuqishëm "përpin" qendrën e azilkërkuesve në Suedi, 20 të lënduar
Të paktën 20 persona janë lënduar, pasi një zjarr i fuqishëm shpërtheu në një qender azilkërkuesish në Suedi në Vanersborg, rreth 80 km në veri të Gothenburg. Disa banorë janë plagosur rëndë pasi janë hedhur nga dritaret për t'i shpëtuar flakëve.

Pollicia dhe zjarrfikësit kanë arritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa sipas dyshimeve të para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

Suedia është ende duke debatuar komentet e Presidentit amerikan, Donald Trump, javën e kaluar, për krimet që lidhen me politikat e saj të imigracionit. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori