Zjarret në Kaliforni, autoritetet nuk mund t’i ndalin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Zjarri që ka përfshirë Kaliforninë Jugore, ende është shumë agresiv. Atoritetet bëjnë me dije se vatra zjarri kaq agresive nuk mbahen mend prej vitesh.

Pavarësisht përpjekjeve kolosale prej më shumë se 24 orësh të 1.300 zjarrfikësave, autoritetet lajmëruan se zjarret jo vetëm që nuk janë ndalur, por nuk ka qenë e mundur as të frenohen.

Kjo për shkak se temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë përhapur flakët me shpejtësi.

Policia amerikane ka dhënë urdhër evakuimi për më shumë se 82 000 njerëz.

Ndërkohë ende nuk ka një raport për numrin e saktë të shtëpive të djegura, por zjarrfikësit thonë se janë me qindra. /albeu.com/
Shtuar më 18/08/2016, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".