Zjarre të shumta në Mal të Zi, evakuohen turistët (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në pjesën jugore dhe qendrore të Malit të Zi, zjarrfikësit po luftojnë me flakët e zjarrit, të cilat, për shkak edhe të erërave të forta po rrezikojnë shtëpitë dhe banorët.

Për shkak të situatës së krijuar nga stuhia e zjarrit, në Llushtica janë evakuuar qindra banorë, madje disa shtëpi edhe janë shkrumbuar plotësisht.

Evakuimi i banorëve është bërë me ndihmën e Ushtrisë, Marinës dhe të Njësisë së lundrimit të Budvës.

Vatra e zjarrit ka përfshirë edhe lokacionin Bigovo dhe Ponte.

Edhe në komunën e Cetinës, Nikshicit dhe Danillovgradit disa lokacione janë përfshirë nga vatrat e zjarrit ku njësitet e zjarrfikësve të mbështetur edhe nga banorët po luftojnë me flakët.

Kurse zjarret në territorin e kryeqytetit momentalisht janë nën kontroll, ka deklaruar komandanti i shërbimit të mbrojtjes Andrija Çagjenovic, duke shtuar se të gjitha ekipet në gatishmëri, për shkak të erës së fortë. /albeu.com/

Shtuar më 17/07/2017, ora 23:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori