Zjarre masive në Portugali, 3 të vdekur 1.000 të evakuuar (FOTO LAJM)

Zjarri që ra dje në Madeira, Portugali ka shkaktuar të paktën 3 të vdekur, e tashmë kërcënon dhe kryeqytetin e ishullit, Funçal, një qytezë me 120 mijë banorë.

Mbi 1 mijë persona janë evakuuar nga shtëpitë dhe hotelet për shkak të avancimit të shpejtë të flakëve, ka deklaruar kryetari i bashkisë Paulo Cafofo për agjencinë e lajmeve “Lusa”.

Autoritetet lokale për arsye sigurie kanë transferuar edhe pacientët e dy spitaleve të qytetit.

Kryeministri portugez Antonio Costa ka njoftuar dërgimin e një avioni ushtarak me përforcime për të vënë nën kontroll flakët. /albeu.com/
Shtuar më 10/08/2016, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori