Zjarr në spitalin COVID, humbasin jetën 8 pacientë
Një zjarr ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një spital në Indinë perëndimore, ku si pasojë e flakëve kanë humbur jetën 8 pacientë me koronavirus.

Zjarrëfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në mënyrë të menjëhershme gjysëm ore pas fillimit të flakëve, e megjithatë 8 pacientë me koronavirus të shtruar në këtë spital, nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Tridhjetë e pesë pacientë të tjerë u transferuan në spitale të tjera për të vazhduar trajtimin mjekësor.

Zjarret janë të zakonshëm në ndërtesat në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë pa detektorë tymi dhe pa sisteme alarmi zjarri.
Shtuar më 06/08/2020, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori