Zjarr në një klub nate, vdesin 6 të rinj serbë
Gjashtë të rinj kanë gjetur vdekjen si pasojë e një zjarri të rënë në një klub nate në Serbi. Sipas policisë, zjarri ka rënë gjatë natës së kaluar në Novi Sad. Tre djem dhe tre vajza, të gjithë rreth moshës 20 vjeç kanë vdekur ndërsa po përpiqeshin të shpëtonin.


Sipas një zyrtari të policisë në momentin e rënies së zjarritklub ndodheshin rreth 300-350 vetë. Policia dyshon se shkak i zjarrit është një shkëndijë elektrike, ndërsa janë arrestuar pronari i lokalit dhe dy të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2012, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori