SPAK kërkoi 1.8 vite burg, shtyhet gjyqin që do vendoste fatin e ish-drejtorit të RTSH-së

Gjykata e Posaçme shtyn vendimin për ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllci.

Shkak i kësaj shtyrjeje u bë konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes. Gjykata vendosi që vendimi të jepet më datë 2 qershor ora 13:30.

Për ish-drejtorin e RTSH, SPAK  kërkoi dënimin e tij 1.8 vite burg. Ndërsa për dy të pandehurit e tjerë SPAK kërkoi dënimin e 1 vit burg

Gëllci dhe dy të pandehurit u arrestuan për abuzimin me tenderin e blerjeve të pajisjve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh) në nëntor të vitit 2018.

Sipas SPAK, Gëllci ka shpërdoruar detyren në këtë tender duke i shkaktuar shtetit një dëm të madh material. Në dosjen hetimore rezulton edhe një raport i KLSH-së ku renditen shkeljet e Gëllçit dhe tre anëtarëve të KVO-së, të cilët po ashtu janë arrestuar.

Gëllçi ka autorizuar realizimin e tenderit për blerjen e pajisjeve të “Rtsh Agro” kur ky kanal nuk kishte marrë ende miratimin nga AMA. Madje, sipas KLSH-së, tenderi u zhvillua një vit para se AMA të jepte miratimin për ‘Rtsh Agro” dhe dy vjet para se të fillonte aktivitetin ky kanal duke nxjerrë në pah qartësisht abuzimin me detyrën nga ish-drejtori.

Po ashtu, KLSH ka konstatuar sipas SPAK se oferta e dhënë nga kompania e shpallur fituese nuk përmbushte kriteret dhe duhej skualifikuar që në fillim, por në vënd të këtij vendimi, Gellçi dhe tre anëtarët e KVO-së e kanë shpallur tenderin të rregullt./albeu.com


Shtuar 27.05.2022 11:34