E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Zjarr në kampin e refugjatëve në Indi, 15 të vdekur
15 të vdekur, midis të cilëve edhe katër fëmijë, është bilanci i viktimave i shkaktuar nga një zjarr shkretoi një kamp refugjatësh në verilindje të Indisë.
“Associated Press”informon se, zjarri u inkurajua nga erërat e fuqishme dhe zjarrëfikset e vendosën nën kontroll pas vetëm tre orësh.

Të paktën dhjetë persona të tjerë janë plagosur, disa prej tyre në gjendje kritike dhe po transportohen me helikopterë për në spitale.

Disa dhjetëra të tjerë arritën të shpëtonin me plagë të lehta, nga kampi i ndodhur 170 kilometra larg kryeqëndrës së krahinës Tripura, Agartala.

5 000 familje të një minoriteti të vogël në Indi ishin strehuar në qëndrën pritëse, pas dhunës ndaj tyre në një krahinë tjetër të quajtur Mizoram. /albeu.com/
Shtuar më 19/03/2011, ora 14:50

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori