Zjarr në Itali, së paku dy viktima
Italia është në gjendje emergjence për shkak të zjarreve që kanë rënë, veçanërisht në jug të vendit. Në rajonin e Kalabrisë dy persona humbën jetën për shkak të zjarrit.
Gjendja mbetet alarmante në malin e Vezuvios, ku është dashur edhe ndërhyrja e ushtrisë për të kontrolluar flakët. Situata shfaqet kritike edhe në Siçili, Sardenjë e Pulja. Ekipet e emergjencës po punojnë intensivisht edhe nga ajri për shuarjen e flakëve.

Edhe Franca ka ardhur në ndihmë të zjarrfikëseve, duke vënë në dispozicion avionë për lëshimin e shkumës fikëse. Autoritetet italiane njoftojnë se vetëm gjatë një muaji është djegur e njëjta sipërfaqe sa në të gjithë vitin 2016. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2017, ora 08:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori