Tmerr në Londër, njerëzit hidhen nga dritarja për t'u shpëtuar flakëve
Zjarri në Grenfell Tower në Estate West Lancaster u raportua në orën 00:54 dhe rreth 200 zjarrfikës janë ende duke luftuar flakët.

Policia ka bërë të ditur se njerëzit po trajtohen për një sërë lëndimesh te renda.

Shërbimi spitalor në Londër raporton se mbi 30 njerëz kanë kërkuar trajtim mjekësor, ndërsa ka bërë të ditur se dhjetra dyshohen se ka mbetur i mbyllur brenda objektit të ndërtesës së tij.

Shumica e të evakuuarve pohojnë se janë zgjuar me britma dhe te asfiksuar nga era e plastikës së djegur.

Intensiteti i zjarrit po normalizohet por ka frikë se ndërtesa mund të shembet.

Rreth 30 persona janë nxjerrë të djegur nga ndërtesa që u përfshi nga flakët gjatë natës në Londër.

"Mund të konfirmojmë se kemi dërguar 30 pacientë në pesë spitale," tha Shërbimi i Ambulancës në Londër.

Ndërkohë që dhjetra persona të tjerë janë raportuar të zhdukur.

Pasi flakët filluan Familjet u bllokuan brenda kullës 24-katëshe Grenfell, dhe ulërinin me dëshpërim për ndihmë.

Dëshmitarët thanë se skenat të kujtonin 11 shtatorin kur banorët hidheshin nga katet e sipërme të ndërtesës, që me siguri ishte shtëpia e qindra njerëzve.

Brigada e zjarrfikëseve ka njoftuar se ka vendosur rrathë shkume rreth bazës së ndërtesës për të zbutur rënien e njerëzve që hidhen.

Një numër i madh banorësh të kateve të sipërme janë hedhur për t’u shpëtuar flakëve. /albeu.com/

Shtuar më 14/06/2017, ora 08:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori