Zjarr i frikshëm në Londër, shkrumbohet një bllok banesash
Një zjarr i frikshëm ka përfshirë një bllok banesash në veriperëndim të Londrës.

Rreth 100 zjarrfikës në Londër janë duke luftuar me flakët njofton BBC.

Rreth 50 vetë u evakuan nga blloku dhe dy persona u ndihmuan nga zjarrfikësit.

Shërbimi zjarrfikës tha se zjarri tani është vënë nën kontroll nga 15 mjete që po merren me këtë incident.

Shkaku i zjarrit është ende i panjohur. Shefi i zjarrfikësve Clainton Murray tha: “Dyshojmë se zjarri ka filluar në një aparatment në katin e katërt.” /albeu.com/

Shtuar më 26/07/2018, ora 08:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori