Maddilyn-Rose Ava
Stokes vdiq në maj të 2017, si pasojë e djegieve të rënda në trup.
Për vrasjen e saj, janë dënuar babai me 11 vite burgim, ndërsa nëna e saj, Moore, 26 vjeçe u dënua me 9 vite e gjysmë.
Maddilyn-Rose Ava
Stokes 2 vjeçe,
ndërroi jetë në maj të vitit 2017 pasi
prindërit e kanë “zier” deri në vdekje
vajzën, si dënim që kishte lagur pelenën.
Stokes, 33 vjeç, e mbajti
vajzën e tij nën ujë të nxehtë në banjë, që ajo të vuante nga dhimbje të padurueshme deri në momentin që
ndërroi jetë. Maddilyn u gjet e pavetëdijshme nga mjekët 5 ditë më vonë në shtëpinë e familjes së saj.
Prindërit e saj refuzuan ndihmën dhe insistuan ta trajtojnë vetë
vajzën e tyre. 2 vjeçarja
ndërroi jetë nga arresti kardiak. Mjekët prononcuan se deri në momentin e vdekjes, vajza ka kaluar dhimbje të paimagjinueshme dhe të padurueshme.
Shtuar më 23/02/2021,
ora 13:59