Zhvishet Putin: S'kam asgjë për të fshehur (FOTO LAJM)

Shpeshherë jemi mësuar të shohim Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, gjysmë të zhveshur në shumë foto, dhe në një intervistë për një televizion austriak, ai tregon arsyet përse e bën një gjë të tillë.

Fotot e lëshuara nga Kremlini me Putinin pa këmishë, duke u futur në ujëra të akullta, peshkimi në një liqen malor në Siberi ose kalërimi me një kalë, menjëherë u krijua një përshtypje nga ndihmesa edhe e montazheve ‘photoshop’ se presidenti rus kishte kalëruar edhe një ari.

Gazetari austriak, i cili e ka intervistuar Putinin përpara vizitës së tij në Vjenë, e ka pyetur për “historinë e vërtetë” pas asaj që ai e quajti fotografitë “gjysmë të zhveshura” të udhëheqësit rus, raportoi “RT”, transmeton Periskopi.

Por ai nuk u përgjigj në mënyrë direkte duke dhënë një përgjigje të stilit të tij.

“Ju u shprehët ‘gjysmë të zhveshur’ dhe jo ‘të zhveshur’, falënderoj zotin. Kur unë jam në pushime nuk shoh kurrfarë nevoje për t’u fshehur prapa shkurreve, dhe nuk ka asgjë të keqe për këtë,” tha Putin.

“Ka shumë foto që i kam bërë derisa isha me punë, por askush nuk kujdeset për to. Unë kam parë foto duke kalëruar një ari, por një gjë e tillë asnjëherë nuk ka ndodhur. Por imazhe të tilla ekzistojnë”, tha lideri rus.
Shtuar më 05/06/2018, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori