Zhvillohen zgjedhjet presidenciale ne Ukraine
Albeu.com
Ukraina po zhvillon turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në garë janë Viktor Janukoviç dhe Julia Timoshenko. Presidenti aktual, Jushçenko, një nga drejtuesit e revolucionit të portokalltë, nuk arriti të kalojë rrethin e parë të zgjedhjeve që u mbajt më 17 janar.
Në raundin e parë, Janukoviç, fitoi 10% më shumë të votave se sa Timoshenko. Anketat e opinionit i japin atij përparësi edhe në votime te sotme. Timoshenko ka kërcënuar se do të nxjerrë popullin në rrugë në një revolucion të ri të portokalltë, si ai i vitit 2004, që nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve të manipuluara.
Shtuar më 07/02/2010, ora 17:15
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori