Zhvillohen zgjedhjet lokale në Itali
Itali sot zhvillohen zgjedhjet elektorale në nivel lokal. Mbi 13 milionë italianë janë thirrur për të votuar kryetarët e rij të bashkisë, këshilltarët bashkiak e këshilltarët administrativ rajonal.

Që në orën 07.00 deri më orën 23.00 të mbrëmjes së sotme italianët do të votojnë në 1342 komuna, 25 kryeqendra provincash e 7 qendra rajonale.

Interesant në këto votime është fakti se do të votojnë dhe rreth 46.781 nënshtetas europianë rezidentë në Itali që kanë bërë kërkesën për të marrë pjesë në këto votime.

Gjithashtu do të votojnë për herë të parë 18.318 të rinj italianë që kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Vëmendja mediatike e politike në këto zgjedhe është përqendruar në dy qytetet kryesore italiane në Romë e Milano, shkruan Telegrafi.

Në kryeqytetin italian do të votojnë rreth 2 milionë e 358 mijë zgjedhës dhe kandidatët kryesor për b ashkinë e Romës janë
– Alfio Marchini, kandidat i pavarur, i cili ka mbështetjen e Partisë së ish kryeministrit Berlusckoni “Forza Italia”
– Virginia Raggi kandidate e zgjedhur nga forca politike “Lëvizja 5 Yje”
– Roberto Giachetti, kandidat i Partisë Demokratike
– Giorgia Meloni, kandidate e Partisë “Fratelli d’Italia Alleanza Nazionale ”

Bazuar në sondazhet e para elektorale kandidatja më e preferuar nga zgjedhësit për Bashkinë e Romës është Virginia Raggi e “Lëvizjes 5 Yje”, ndjekur nga Roberto Giachetti, kandidat i Partisë Demokratike.

Ndërsa në qytetin e Milanos sfida për kryetar Bashkie është midis kandidatit të qendrës së majtë Giuseppe Sala e Stefano Parisi, kandidat i zgjedhur nga qendrën e djathtë italiane./Albeu.com/
Shtuar më 05/06/2016, ora 12:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori