Zhvillohen sot zgjedhjet legjislative, shtetërore dhe lokale në SHBA
Pëlqej
Albeu.com
Interesat në këto zgjedhje janë shumë të mëdha duke qenë se do të vendoset se kush do të marrë kontrollin e Kongresit amerikan. Gjatë javëve përpara ditës së zgjedhjeve sondazhet treguan se amerikanët kërkojnë që demokratët të kenë shumicën e legjislativit.Por ditët e fundit të fushatës për të gjitha vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe një e treta e vendeve të Senatit, shumica e garave ishin të ngushta.

Duke mos lënë asgjë në dorë të fatit, presidenti Bush zhvilloi fushatë për kandidatët republikanë, duke shkuar në 10 shtete brenda 5 ditëve. Gjatë orëve të fundit ai shpenëzoi kohën duke i dhënë energji bazës republikane. “Republikanët do t’i arrijnë qëllimit. Sot do të jetë një fitore e madhe.” Ai përqëndroi përpjekjet në shtetet ku republikanët janë tradicionalisht të fortë. Ndihmësit thanë se mesazhi i tij kishte për qëllim të arrinte përtej amerikanëve republikanë të besuar që mblidheshin në arenat, parqet dhe sallat për fushatat e orëve të fundit. Ai u bëri thirrje atyre të shkojnë në votime dhe të nxitin të tjerët të bëjnë të njejtën gjë.

“Kur të hyni në qendrat e votimit duhet të kini parasysh se nëse doni taksat e ulëta duhet të votoni për republikanët. Kur të hyni në qendrat e votimit kini parasysh se ne jemi në luftë për të bërë ç’është e mundur për t’ju mbrojtur juve, ndërkohë që vendosim bazat e paqes për brezat e ardhëshëm, votoni për republikanët.”

Presidenti dukej i pathyeshëm në mbrëmjen e djeshme, por të njejtën pamje kishte edhe strategu më i lartë i fushatës për demokratët e senatit, senatori Çarls Shumer, nga shteti i Nju Jorkut. “Ne ndihemi shumë, shumë mirë për disa arsye. Në radhë të parë demokratët janë më entuziastë për të votuar se republikanët. 52 përqind të demokratëve thonë se janë më entuziastë për të votur se zakonisht, në krahasim me 39 përqind të republikanëve”.

Demokratët shpresojnë se ky entuziazëm do të kthehet në një fitim të madh të partisë në Kongres. Atyre u nevojiten 15 vende për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 6 vende për të marrë kontrollin në Senat.

Sondazhet tregojnë se demokratët kanë mundësi të madhe të fitojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve me 435 anëtarë. Por senatori Shumer pranon se do të jetë më e vështirë për të marrë kontrollin e Senatit me 100 anëtarë. “Ne nuk kemi thënë kurrë se do të marrim kontrollin e senatit. Ne kemi thënë vetëm se jemi afër”.Megjithëse zgjedhjet për në Kongres fitohen duke u bazuar tek faktorët lokalë ose shtetërorë, sondazhet tregojnë se lufta në Irak është shqetësimi kryesor këtë vit në mendjen e votuesve.Senatori Shumer thotë se populli amerikan kërkon ndryshim. Por presidenti Bush u ka thënë votuesve se demokratët nuk kanë plane për të përballuar problemet më të mprehta me të cilat përballet vendi. Ai thotë se republikanët kanë dhënë prova se mund të forcojnë ekonominë dhe të mbrojnë vendin. start
Shtuar më 07/11/2006, ora 09:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori