Zbulohet çmimi marramendës i xhupit të Putin (FOTO LAJM)

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte veshur ditën e sotme gjatë një daljeje publike një xhup me vlerë 11 mijë euro.

Kjo veshje luksi e tij vjen në një kohë që populli rus po vuan efektin e sanksioneve perëndimore dhe po përballet me varfëri.

Udhëheqësi i Kremlinit edhe këtë herë kritikoi Perëndimin, por kishte zgjedhur një brend perëndimor për veshjen e tij.

69 vjeçari kishte zgjedhur një xhupib Loro Piana me vlerën e 1.5 milionë rublave ruse, ekuivalente me 11 mijë euro.

Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua dhjetëra mijëra rusëve, të grumbulluar në stadiumin Luzhniki të Moskës, në një tubim që festonte tetë vjetorin e aneksimit të Krimesë.

Ndërkohë, forcat ruse vazhdojnë të godasin kryeqytetin ukrainas Kiev, dhe lëshuan një breshëri raketash në periferi të qytetit perëndimor të Lvivit./albeu.com/


Shtuar 18.03.2022 23:35