Zhvarroset trupi i ish-diktatorit Caushesku
Albeu.com
Sot filloi zhvarrosja e trupave të ish-diktatorit Nikcolae Çaushesku dhe bashkëshortes së tij Elena, të cilët u ekzekutuan para 20-viteve. Qëllimi i zhvarrosjes është verifikimi i identitetit të tyre përmes testeve të ADN-së."Sot, do të bëhet zhvarrosja dhe më tej eshtrat do t'u nënshtrohen analizave. Duhet të përcaktojmë nëse janë me të vërtetë ato" që janë futur në varrezën Ghencea të Bukureshtit, ka deklaruar dhëndri i bashkëshortëve Çaushesku, Opran për televizionin privat rumun “Realitatea TV”. Pas kryerjes së analizave trupat do të rivarrosen.
Shtuar më 21/07/2010, ora 12:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori