Zhdukja misterioze: Piloti e rrëzoi qëllimisht për shkak të dashurisë së pafat
Ekspertët kanë dalë një një teori përsa i përket aeroplanit të kompanisë Malaysia Airlines, të fluturimit MH370 që u gjet në brigjet e Tanzanisë.

Ata dyshojnë se piloti e rrëzoi qëllimisht aeroplanin në Oqeanin Indian, pasi pilotit Zaharie Ahmad Shah, i'u thye zemra sepse ishte dashuruar me një grua të martuar.

Dyshohet se ajo ishte 35-vjeçarja Fatima Pardi, ish-mësuese në një kopsht fëmijësh.

Ekspertët thonë se flatrat e krahëveaeroplanit nuk ishin në pozicionin për ulje të kontrolluar, dhe nga këtu del teoria e re për shkatërrimin e qëllimshëm, raporton "Daily Mail".

Piloti kishte këmbyer letra me të dy ditë para zhdukjes së aeroplanit. Fatima refuzoi të tregonte se për çfarë kanë biseduar, por shton se ata nuk kanë qenë të dashur.

Besohet se Shahu ishte ndarë nga gruaja e tij Faizah Hanuni, edhe pse çifti jetonte bashkë në Kuala Lumpur. Hanuni i ishte nënshtruar hetimeve të Policisë së Malajzisë dhe FBI-së për shkak të pretendimeve se ata nuk ishin çift.

Nga Byroja australiane e Sigurisë në Transport thonë se do të hetojnë në detaje pjesët e gjetura të aeroplanit.

Peter Foley, hetuesi kryesor, thotë se flatrat u tërhoqën në brendësi të krahëveaeroplanit, ndërsa imazhet satelitore tregojnë se aeroplani u rrëzua në oqean me shpejtësi të madhe. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2016, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori