Elvana Gjata në BBVip? Jonida Vokshi zbulon surprizat nga Kosova

Shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit. Kështu u shpreh Jonida Vokshi gjatë bisedës në “Abc e Pasdites’ me Ermal Peçin.

Teksa Ermali e pyeti për hartën gjeografike dhe profesionale Jonida tha:

Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora. Është shumë e gjerë, është jashtëzakonisht e larmishme nga kudo ka shqiptar dhe janë personazhe që kanë shumë për të dhënë aty brenda.”

Një pjesë të tyre Jonida i ka takuar, por kjo nuk vlen sepse brenda një shtëpie si Big Brother të rrëzohet e gjitha sepse nuk i njohim në këtë aspekt. Ndër të tjera tregoi se i kanë shkruar personazhe të konfirmuar ka por asnjëri prej tyre nuk i ka kërkuar që të ndikoj për të shkuar në gjysëm finale apo finale.

Dy nga emrat e shumëpërfolur si pjesë të shtëpisë më të famshme janë Ylli Limani dhe Elvana Gjata. Përgjigjen për të dy e dha Jonida. Ajo nënvizoi se është e sigurt që Elvana nuk do të jetë pjesë, ndërsa për Ylli Limanin nuk ka asnjë informacion.

“Jo nuk do të jetë Elvana, këtë të paktën e konfirmojmë. Bukur do ishte por jo”.

Gjatë bisedës u ndalën edhe tek pjesëmarrja e Ermali Peçit në “Big Brother Vip”, të dy e lanë të hapur mundësinë që moderatori i “Abc e Pasdites” mund të jetë pjesë e saj.


Shtuar 28.10.2022 18:22