Zhduket papritur ishulli, rojet japoneze vihen në kërkim (FOTO LAJM)

Duket një histori krejtësisht e pabesueshme, por po ndodh në Japoni. Një ishulli vogël i pabanuar, në afëri të Hokkaidos është zhdukur papritur nga vendi ku ndodhej duke shkaktuar çudi mes autoriteteve japoneze.

Ishulli Esbanbe Hanakita Kotzima ishte i pabanuar, po ashtu edhe zona në ishullin e madh Hokkaido duke bërë që autoritetet të mësonin me vonesë se çfarë kishte ndodhur, raporton Albeu.com.

Ishte një shkrimtar i quajtur Hiroshi Shimizu, i cili ishte afruar në zonë duke konstatuar se ishulli nuk ekzistonte më.

Më pas, autoritetet japoneze dërguan rojet bregdetare për të verifikuar se çfarë kishte ndodhur.

Mendohet se ishulli është zhdukur pas mbulimit nga dallgët e larta dhe akullit, të cilat kanë bërë shkëmbinjtë të shkrijnë lehtësisht duke u zhdukur kështu nën ujë.

Por problemi nuk mbaron me kaq. Sepse, ai duket se do të shkaktojë probleme tek Hapësira Ujore e Japonisë sepse kur ishte bërë delimitimi i Hapësirës Ujore ai ishull ishte marrë si pikë ekstreme e hapësirës tokësore.

Tashmë, gjasat janë që Hapësira Ujore e Japonisë të zvogëlohet me 500 metër në përfitim të Kinës. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2018, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori