Një monolit misterioz metalik i zbuluar javën e kaluar në shkretëtirë në shtetin amerikan të
Utah është
zhdukur, thonë zyrtarët.
Sipas BBC
monoliti ishte pikasur nga punonjësit e shtetit të
Utah që po fluturonin me helikopter në një zonë të shkretë. Qëllimi ishte të numëronin dhitë e egra.
Monoliti i bërë nga një metal akoma i papërcaktuar, ishte në kontrast me shkretëtirën.
Struktura ngjan me filmat fantastiko-shkencorë. Menjëherë rrjeti ka ndezur fantazinë, duke spekuluar se është një objekt alien. Por ata që e zbuluan thanë se ai nuk duket se ka rënë nga qielli, por se dikush e ka ngulur në tokë.
Ryan Bacher, një pilot helikopteri i
Utah i cili vizitoi vendin të Premten pasdite, i tha stacionit televiziv lokal KSL se kur shoku i tij u kthye të nesërmen ajo ishte
zhdukur.
Byroja shtetërore e Menaxhimit të
Tokës (BLM) tha në një deklaratë se nuk kishte hequr “strukturën e cila konsiderohet pronë private” .
Nga
monoliti deri tani kanë mbetur vetëm një grumbull gurësh dhe asgjë tjetër.
Byroja e
Utah për Menaxhimin e
Tokës tha se kishte parë raporte të besueshme se objekti ishte hequr “nga persona e panjohur”.
Shtuar më 29/11/2020,
ora 15:56