Zhduket një tjetër specie e rrallë në planet, ngordh mashkulli i fundit (FOTO)

Zhduket mashkulli i fundit i species së rinocerontëve të bardhë në të gjithë planetin. Ndonëse ruhej nga 24 roje në Sudan, rinoceronti i fundit mashkull ngordhi në moshën 45-vjeçare, duke bërë që tashmë kjo specie të zhduket në të gjithë planetin.

Shkak për këtë ngjarje është bërë përkeqësimi i shëndetit të kafshës dhe ndërlikimeve që lidheshin me moshën e tij të madhe. Tashmë, nga specia e tyre kanë mbetur vetëm dy femra, por edhe ato nuk mund të shumoheshin për shkak të moshës së tyre të madhe.

Ai ishte ekzemplari i fundit i rinoqerontit të bardhë jugor, një nga dy nën-speciet e rinocerontit të bardhë. Të gjithë pararendësit dhe trashëgimtarët e tij janë vrarë që t’iu merreshin brirët, objekte me shumë vlerë në tregjet aziatike. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 18:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori