Zhduket nëndetësja me 44 persona ekuipazh
Pëlqej
Një nëndetëse e cila mbante 44 persona në bord ka humbur kontaktin me flotën argjentinase prej më shumë se 48 orësh.

“Anija me 44 persona ekuipazh ndodhej rreth 400 kilometra larg brigjeve të Patagonisë”, tha marina argjentinase, shkruan BBC.

Nuk dihet ende se kush është arsyeja që nëndetësja ka humbur kontaktet. Por besohet se nëndetësja ARA San Juan e tipit TR-1700 e ndërtuar në Gjermani pësoi një defekt elektrik.

Zëdhënësi i marinës Enrique Balbi i tha gazetës La Nacio se nëndetësja ishte duke u nisur nga baza detare e Ushuaisë në bazën e Mar del Plata, stacioni i saj i zakonshëm, kur "në një moment u ndërpre komunikacioni".

Z. Balbi tha se nëndetësja kishte furnizime ushqimore për disa ditë dhe ndoshta po vazhdonte udhëtimin e planifikuar. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 21:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori