Zgjidhja e krizës siriane, "Miqtë e Sirisë” takohen në Stamboll
Diskutime mbi një zgjidhje të krizës siriane ka bërë që Ministrat e Jashtëm të më shumë se 70 vendeve perëndimore dhe arabe të zhvillojnë një takim në Stamboll. Përpara takimit të të ashtuquajturve “grupit të Miqve të Sirisë”, liderat e opozitës në Siri u bënë thirrje rebelëve që të rrokin armët dhe të përshkallëzojnë luftën e tyre kundër regjimit.



Takimi i Stambollit vjen në një kohë kur 25 viktima të reja u regjistruan në luftimet e së shtunës, ndërsa forcat qeveritare vazhduan të bombardojnë zona urbane. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2012, ora 11:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori