Zgjidhet drejtori i ri i BERZH
Zgjidhet drejtori i ri Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Pas largimit nga ky post pas dy mandateve të gjermanit Tomas Mirow, në krye të BERZH për katër vitet e ardhshme do të jetë Suma Chakrabarti, drejtues i lartë në ministrinë e Drejtësisë britanike.

Gjatë takimit vjetor të organizuar në Londër bordi i guvernatorëve të BERZH ka zgjedhur presidentin e ri të kësaj banke mes pesë kandidaturave në garë. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2012, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori