EMRI/ Në kërkim prej shumë vitesh, arrestohet në Itali 39-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar 39-vjeçarin, Gjergji Lazaj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Ndj tij, autoritetet franceze kanë lëshuar një urdhër-arresti që në vitin 2017.

Lazaj u kap në një hotel, ku ishte duke pushuar së bashku me disa turistë të tjerë.

Autoritetet italiane arritën të identifikonin shqiptarin nga rezervimi që kishte bërë në hotel me emrin e tij.

Pritet ekstradimi i tij drejt Francës.