Vidhet xhamia natën e Bajramit

Dera e xhamisë u hap që xhemati ta kryejë namazin e fundit në natën e Bajramit.

Por aty besimtarët u ndeshën me një pamje të papritur e të pakëndshme.

Kasaforta në të cilën mbahen paratë e xhamisë, ishte e hapur dhe hajdutët kishin marrë çdo gjë që kishte brenda saj.

Përgjegjësi i xhamisë së fshatit Drobesh të Vitisë, që e kishte gjetur kasafortën, është tronditur me faktin se si xhamia u vodh pikërisht në natën e Bajramit.

Muharremi thotë se i ka lajmëruar organet policore menjëherë.

Por pasi që një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur më herët, nuk ka të dyshuar për vjedhjen.

Në kasafortë nuk dihet sa para ishin e thotë edhe përfaqësuesi i fshatit Drobesh, Bislim Bislimaj.

Si do që të jetë, ai e quan akt të shëmtuar vjedhjen e parave në muajin e Ramazanit.

Në anën tjetër, nga Policia Rajonale e Gjilanit kanë njoftuar se rasti është nën hetime.

Komuna e Vitisë është përballur disa herë me vjedhje të tilla të xhamive./Express