Zgjedhjet në SHBA/ Tërhiqet Cruz, Trump nominohet nga republikanët
Donald Trump pritet të jetë kandidati i nominuar presidencial republikan amerikan, pas fitores nga e cila e ka detyruar rivalin e tij kryesor Ted Cruz që të tërhiqet nga gara.

Trump, i papëlqyeshëm nga shumë njerëz në partinë e tij, tani ka një rrugë të qartë ndaj 1,237 delegatëve të nevojshëm për të kërkuar kurorën e partisë së tij.

Kjo do të shënonte një fitore mahnitëse për një biznesmen i cili nuk e mori shumë seriozisht kandidimin në momentin kur ai e filloi fushatën e tij, vitin e kaluar.

Ndërsa për sa i përket demokratëve, Bernie Sanders e ka mposhtur Hillary Clinton në garën e Indiana. /Albeu.com/
Shtuar më 04/05/2016, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori