Zgjedhjet ne Serbi, Lugina e Presheves bojkoton
Albeu.com
Në Serbi sot gjatë ditës mbi 6 milion persona do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e tyre të ardhshëm. Shqiptaret e Lugines se Presheves bojkotojne zgjedhjet serbe.Pavaresisht se qendrat e votimit ne Luginen e Presheves jane hapur qe ne oren 07: 00 te mengjesit, shqiptaret qe banojne ne keto zona nuk jane paraqitur per te votuar. Ndersa serbet ne Mitrovice u jane drejtuar qe heret ne mengjes kutive te votimit, edhe ne Lugine te Presheves sot po mbahen zgjedhjet presidenciale te Serbise ku sipas agjencive te rajonit rreth 75 mije votues shumica prej tyre jane shqiptare, deri tani po bojkotojne procesin zgjedhor.
Sipas Behlul Selimit, koordinator i trupit zgjedhor edhe ne Presheve ne ora 07:00 te mengjesit jane hapur te gjitha vendvotimet, ku qytetaret kane mundesine te percaktohen per njerin nga 9 kandidatet e mundshem per kryetar te Serbise. Qendrat e votimit do te mbyllen n oren 20:00.
RTK citon se gjate vizites qe eshte bere ne shume vendvotime, nuk eshte paraqitur madje asnje votues i cili do te hapte zyrtarisht vendvotimin. Nderkaq ne vendvotimet e pakta me popullsi serbe, votimet po zhvillohen ne menyre te rregullt.
Ne disa nga qendrat e votimit ka edhe anetare te komisioneve zgjedhore te perkatesise shqiptare, te caktuar nga partite hungareze qe kane kandidatin e tyre per kryetar te Serbise.
Sipas te njejtave burime shqiptaret e Lugines se Presheves po i bojkotojne zgjedhjet e sotme presidenciale ne shenje pakenaqesie me poziten e tyre politike ne kete shtet, si dhe qendrimin shteteror ndaj çeshtjes shqiptare ne Lugine te Presheves dhe, po ashtu qendrimin ndaj Kosoves.
Bojkotet ne zgjedhje si ne Serbi dhe Kosove nuk jane te rralla. Me 17 Nentor ne zgjedhjet lokale dhe ato te pergjithshme ne Kosove, ishte pakica serbe qe jeton ne trojet kosovare qe zgjodhi te bojkotonte zgjedhjet.

Tadic: Serbia te shikoje drejt integrimit ne BE

Ora 13:35-Menjehere sapo hodhi voten ne kuti, kandidati per president Boris Tadic tha se shpresonte qe populli serb te shikonte drejt integrimit ne strukturat europiane.
Tadic i cili rikandidon per postin e presidentit te Serbise e kundershton pavaresine e Kosoves, por eshte i rezervuar ne deklaratat kercenuese, ndryshe nga rivali i tij Nikolic i cili edhe gjate votimit te sotem deklaroi se Rusia eshte nje aleat me i ngushte se Bashkimi Europian per Serbine.

KQZ: Deri ne oren 10:00 pjesmarrja rreth 10%

Ora 12:00-Nderkohe sipas Komisionit Qendror Zgjedhor, deri ne oren 10 te paradites kane votuar 9 deri ne 10 perqind e popullates. Ne konferencen e pare per shtyp KQZ e Serbise beri te ditur se perqindja e votuesve ne Beograd deri ne oren 10 te mengjesit ishte 8.93 perqind, ne Vojvodine 10.46 perqind dhe ne Serbine Qendrore 9.1 perqind.
Sipas KQZ-se deri ne oren 9.00 pjesmarrja shenonte vetem 5 perqind.

Serbet votojne per zgjedhjet presidenciale

Ora 07:00-Populli serb po voton per te zgjedhur presidentin e ri te vendit. Kushdo qe te fitoje do te perballet me sfida mjaft te rendesishme por dhe teper te veshtira, njera prej te cilave pavaresia e Kosoves. Sipas sondazheve, mes nente kandidateve, dy jane favoritet kryesore, Presidenti aktual. Kandidati i partise demokratike Boris Tadic dhe Radikali i partise se Sheshelit, Tomislav Nikolic.
Nikolic eshte perpjekur ta zbuse disi retoriken e tij per te fituar edhe votat e te moderuarve. Nikolic kryeson ne sondazhe ndaj presidentit aktual Tadic por me sa duket asnjeri nga 9 kandidatet nuk do te mund te marre me shume se 50 perqind te votave te nevojshme qe ne raundin e pare. Ndaj do te duhet nje raund i dyte votimesh qe do te zhvillohet me 3 shkurt. Sipas mediave te huaja dy jave pas kesaj date autoritetet kosovare do te shpallin pavaresine.
Votimet për zgjedhjet presidenciale të Serbisë do të jenë të hapura deri ora 20:00 e mbrëmjes. (news24)
Shtuar më 20/01/2008, ora 20:36
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori