Zgjedhjet ne Serbi, Fituesi veshtire formon koalicion
Albeu.com
”Te fitoje njeri apo tjetri, veshtiresia do te jete ne krijimin e koalicionit”. Keshtu ka deklaruar ambasadori shqiptar ne Beograd, Spiro Koci.Tadic: “Proeuropianet do fitojne, jam i bindur”

Ora 13:26- Presidenti serb, Boris Tadic eshte i bindur se forca e tij proeuropiane do te fitoje ne zgjedhjet legjislative qe po zhvillohen sot ne Serbi. "Jam i sigurt se këto zgjedhje do të kenë një rëndësi jetike për vendin tim dhe jam i bindur se qytetarët e Serbisë do të votojnë për të ardhmen e tyre evropiane", tha Tadic para gazetareve menjehere pas daljes nga qendra e votimit. Ai rikonfirmoi edhe nje here objektivin e tij për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian (BE). "Ne kemi dy qëllime kryesore: të mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin tonë në Kosovë dhe të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian", tha Tadiç. Presidenti serb u shpreh pro gjetjes së një "zgjidhjeje me kompromis për Kosovën nëpërmjet bisedimeve me shqiptarët".
"Ne nuk do të heqim dorë nga këto dy qëllime dhe jam i bindur se qytetarët e Serbisë do të votojnë për të mbështetur këtë politikë", shtoi ai.

Ambasadori shqiptar ne Serbi: Fituesi do kete veshtiresi per koalicionin

Ora 14:00 ”Te fitoje njeri apo tjetri, veshtiresia do te jete ne krijimin e koalicionit”. Keshtu ka deklaruar ambasadori shqiptar ne Beograd, Spiro Koci. Ambasadori shqiptar beri te ditur se zgjedhjet ne Serbi po zhvillohen ne nje situate te qete dhe me nje pjesmarrje te madhe. “Te dhena ne rruge jorzyrtare tregojne se pjesmarrja deri ne oren 12:00 ka qene 20-28%, kurse ato zyrtare deri ne oren 09:00 shenonin 6.9%. Mesatarisht mendoj se deri ne oren 20:00 te mbremjes kur mbyllne kutite e votimit, pjesmarrja do te jete e madhe, afersisht, 68%, mendoj une”, tha Koci.
Sipas tij, MSA e nenshkruar perkohesisht nga BE per Serbine nuk ka te beje aspak me ceshtjen e Kosoves. Sipas ambasadorit shqiptar, MSA me Serbine ka qene vetem per mbeshtetjen e forcave proeuropiane te cilat konkurrojne me ato radikale per marrjen e pushtetit serb.


Preshevë: Votuan Halimi dhe Mustafa 11/05/2008 12:32:58

12:00- Liderët e partive politike në Luginën e Preshevës votuan për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe lokale, njoftojne burime per Albeu.com
Me këtë rast kryetari i Komunës së Preshëvës, Ragmi Mustafa edhe njëher apeloi për zgjedhje të lira dhe demokratike. “ Ftojmë për zgjedhje të lira dhe transparente pa asnjë incident. Vota e qytetarëve është e lirë dhe si e tillë duhet të respektohet. Le të fitoj më i miri.”, deklaroi Mustafa. Lideri i Partisë për Veprim Demokratik, Riza Halimi, deklaroi se zgjedhjet parlamentare dhe komunale kanë një peshë të madhe për vendin. Ai gjithashtu ftoi për një procesë zgjedhorë të lirë dhe demokratikë.
Gjithashtu edhe drejtuesit e subjekteve tjera politike apeluan për një proces të lirë zgjedhorë.


Pjesemarrja ne zgjedhje 6.1 per qind deri ne oren 09:00 lokale

Ora 11:00– Deri ne oret e paradites pjesmarrja e votuesve serbe konsiderohet e ulet. Pjesemarrja e votuesve te regjistruar ne zgjedhjet legjislative serbe ishte ne 6,1 per qind deri ne oren 09:00 GMT, ose pak me shume se 400 000 qytetare, njoftoi Qendra per Zgjedhje te Lira dhe Demokraci (CESID).
Agjencia e lajmeve, TANJUG ben te ditur se ne Vojvodine, pjesemarrja deri ne oren 09:00 ishte 7,1 per qind, ne Serbine qendrore 5.9 per qind dhe ne Beograd 5.9 per qind, thane perfaqesues te CESID-it ne nje konference shtypi.

Analistet: Zgjedhjet serbe, pasoja ne proceset politike ne Kosove


Ora 07:45-Zgjedhjet e Serbise, te cilat Beogradi synon t'i organizoje edhe ne zonat e banuara me pjesetare te komunitetit serb ne Kosove, megjithe kundershtimin e autoriteteve vendase e nderkombetare, per analistet ne Prishtine do te kene pasoja ne proceset politike ne Kosove.
Sipas analistit Lulzim Peci, zgjedhjet serbe jane ne funksion te realizimit te planit serb per te ashtuquajturen ndarjen funksionale te serbeve dhe shqiptareve ne Kosove. "Mbajtja e ketyre zgjedhjeve do te shkaktoje edhe nje traume tjeter politike ne Kosove, sepse do te jete nje goditje pas shpine partive politike serbe te Kosoves te cilat jane duke marre pjese ne institucione qendrore, edhe ne Parlament e edhe ne Qeveri, dhe keto zgjedhje ne nje forme do te rrisin hendekun e jo legjitimitetit te tyre ne nje mase shume te madhe dhe do te shkaktojne ne nje forme a tjeter nje krize per sa i perket qeverisjes ne Kosove”, thote zoti Peci.

Serbia, mbi 6.7 milione serbe shkojne sot ne zgjedhje per parlamentin e ri

Ora 07:05-Ne Serbi zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe lokale serbe ku konkurrojnë 22 subjekte e koalicione politike, ndërsa favoritë janë Partia Radikale Serbe dhe ajo e presidentit Tadic. Ne keto zgjedhje jane thirrur mbi 6.7 milionë votues per te zgjedhur legjislaturën e re të parlamentit serb prej 250 vendesh si dhe parlamentet dhe drejtuesit lokalë.
Votuesit do të zgjedhin për kandidatët e 22 forcave dhe koalicioneve politike. Zgjedhjet lokale serbe do te mbahen edhe ne Kosove, ndonese rezultati per UNMIK dhe autoritetet ne Prishtine do te jete i pavlere.

Sondazhet fundit sugjerojnë se Partia Radikale Serbe, udhëheqësi i së cilës Vojisllav Sheshel, po gjykohet në Hagë për krime lufte, ka 32%, Partia Demokratike e presidentit Boris Tadic 31% dhe Partia Demokratike e Serbisë, e kryeministrit aktual Vojisllav Koshtunica, ka 10% të elektoratit. Zgjedhjet do të monitorohen edhe nga vëzhgues të huaj, përfshirë këtu dhe ata të OSBE-së. Shumica e analistëve dhe vëzhguesve në Beograd besojnë se këto zgjedhje do të jenë një referendum për rrugën që do të ndjekë Serbia - të rikthehet në izolimin e viteve 90-të, në kohën e regjimit të Sllobodan Milosheviçit, i cili u përmbys para tetë vjetësh, ose të vazhdojë përpjekjet për t'u integruar në familjen evropiane. Megjithëse forcat politike serbe nuk kanë ndonjë profilizim të qartë, analistët thonë se skena politike në Serbi kurrë nuk ka qenë më e parçarë. Sipas sondazheve të bëra, do të jetë tepër vështirë që të krijohet ndonjë qeveri homogjene.

Fillon votimi per zgjedhjet ne Serbi

Ora 07:00-Serbët iu drejtuan sot qendrave të votimit në zgjedhjet e përgjithshme .Më shumë se 6 milion serbë, me të drejtë vote, ndodhen sot përballë një udhëkryqi për zgjedhjet parlamentare. Ata mund të vendosin nëse vendi i tyre do të shkojë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, apo t’i rikthehet nacionalizmit mbi Kosovën.

Beogradi refuzon të njohë shpalljen e pavarësisë së Kosovës, të deklaruar më 17 shkurt dhe u ka bërë thirrje serbëve që jetojnë në Kosovë të votojnë sot në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Qendrat e votimitt do të mbyllen në orën 20:00 (1800GMT). (albeu/nes24/ina)
Shtuar më 11/05/2008, ora 19:07
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori