Je i Juventusit”, fansat e Interit shënjestrojnë Galjardinin

Konte dhe Interi po lëpijnë plagët pas barazimit 3-3 kundër Sasuolos. Zikaltrit humbën pikë nga Juventusi dhe rikuperuanvetëm një ndaj Lacios, e mposhtur në përmbysje ndaj Atalantës.

Hidhërimi mes zikaltërve është i madh, mbi të gjitha duke menduar gabimet përpara portës. Fillimisht Galjardini e më pas Kandreva patën mundësi të mbyllnin llogaritë, por së pari traversa e më pas Konsilji u mohuan tri pikët.

Galjardini, ndër të tjera, është shënjestruar nga tifozët e tij në rrjetet sociale për gabimin e pafalshëm të kryer kur rezultati ishte 2-1: mesfushori, tërë- sisht i vetëm dy metra larg portës, goditi traversën duke shpërdoruar një shans të madh për të vulosur fitoren. Në fund kundërshtarët u rikthyen dhe regjistruan barazimin përfundimtar 3-3. Në rrjet nuk kurseheshin ironitë për gabimin e pafalshëm.

Disa fansa madje e kanë akuzuar se është i Juventusit, duke publikuar foton e tij ndërsa ndiqte një sfidë të Champions-it mes Juves e Barcelonës përkrah Spinacolës.


Shtuar 26.06.2020 09:23