Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
Zgjedhjet në Francë, votojnë Sarkozy dhe Hollande
Pretendetët kryesorë për President i Francës, kanë hedhur votën e tyre. Presidenti Nicolas Sarkozy votoi në mesditë në Paris për turin e parë të zgjedhjeve presidenciale i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Carla Bruni.

Pas votimit presidenti-kandidat, me një pamje të qetë shtrëngoi duart duke ecur nëpër sallë para se të futej në makinën e tij pa dhënë deklaratë për median. Ndersa socialisti, François Hollande votoi në mëngjes.
"Jam i vëmendshëm, i mobilizuar, por pikë së pari i kujdeshëm, janë francezët që votojnë. Dita që ka nisur do të jetë një moment i gjatë, është një moment i rëndësishëm'', deklaroi ai për gazetarët pasi votoi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Valerie Trierëeiler. /albeu.com/

Shtuar më 22/04/2012, ora 13:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori