Zgjedhjet në Francë, ja kë favorizojnë sondazhet
Mediat belge kanë publikuar një sondazh fillestar të rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë pak orë para se të mbyllen qendrat e votimit.

Sipas këtij sondazhi, kandidati i pavarur i qendrës, Emmanuel Macron është duke prirë para lideres së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Por, nuk është e qartë se kush e ka kryer sondazhin, me mediat franceze që po këshillojnë që ai të trajtohet me kujdes të shtuar./albeu.com/
Shtuar më 23/04/2017, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori