Zgjedhjet ne Britani, kryeson opozita
Albeu.com
Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme britanike është ende i paqartë ndonëse dy të tretat e rezultateve dihen. Konservatorët kanë më shumë se tridhjetë e gjashtë përqind të votave, dhe numrin më të madh të vendeve, njofton BBC.
Por është e paqartë nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të fituar një shumicë absolute në parlament.
Laburistët kanë humbur rëndë ndërsa Liberal Demokratët kanë dështuar që të realizojnë parashikimet e sondazheve të opinionit gjatë fushatës.
Udhëheqësi konservator, David Cameron, tha se edhe pse rezultatet nuk ishin të plota partia laburiste kishte humbur mandatin e saj për të qeverisur.
649 vende ne parlament janë duke u kontestuar pas një prej garave më të forta të viteve të fundit.
Më herët një sondazh i kryer afër vendvotimeve nga transmetuesit kryesorë, BBC, Sky dhe ITV në Britani sugjeronte se konservatorët do të fitojnë, por pa shumicë të mjaftueshme.
Konservatorët sipas këtij sondazhi do të kenë 305 deputetë, 95 më shumë se në vitin 2005, laburistët do të kenë 255 deputetë, 94 më pak se në zgjedhjet e kaluara ndërsa Liberal Demokratët 61 një vend më pak se në zgjedhjet e kaluara.
Nacionalistët dhe parti të tjera të vogla do të kenë 29.
Kjo do të thotë laburistëtë dhe liberal demokratët nuk mund të kenë një shumicë për koalicion të mundshëm.
Ka njoftime se disa zgjedhës nuk kanë mundur të votojnë në disa pjesë të vendit për shkak të radhëve të gjata në momentet kur qendrat e votimit po mbylleshin nga ora 10.
Shtuar më 07/05/2010, ora 09:47
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori