Zgjedhjet në Kroaci/ Presidentja kroate kapet duke fotografuar fletëvotimin (VIDEO)
Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, është kapur duke kryer një gjest që për votuesit e zakonshëm nuk është e lejueshme.

Ajo ka përdorur telefonin e saj celular ndërkohë që ka qenë duket votuar në zgjedhjet parlamentare që janë mbajtur të dielën në Kroaci. Gjatë votimit ajo ka përdorur edhe telefonin e saj me të cilin e ka fotografuar fletëvotimin.

Me të përfunduar votimin e së dielës, presidentja Grabar Kitaroviç deklaroi para kroatëve se “duhet të jemi serioz në votime”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ua ka përkujtuar të gjithë votuesve në Kroaci se është e ndaluar të përdorin telefonat celular, duke në kundërshtim me rregullat e votimit, raporton N1.

Partia e Grabar Kitaroviç, HDZ, sipas Exit Pollit në Kroaci, doli e dyta duke fituar 57 vende në Parlamentin e Kroacisë.

Bazuar në Exit Poll-in (sondazhin me votues pasi që kanë dalë nga qendrat e votimit) e organizuar nga televizioni shtetëror del se Socialdemokratët kanë fituar 58 nga 151 ulëse në Parlamentin kroat.

Ndërsa qendra e djathtë “Most” (Ura), që shihet si potencial vendimtar, ka arritur të marrë 11 vende. /albeu.com/
Kroaci-Zgjedhje

Shtuar më 11/09/2016, ora 23:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori