Zgjedhjet në Gjermani, Schulz kalon Angela Merkelin në sondazhe
Rivali social-demokrat i kancelares gjermane, Angela Merkel, ka regjistruar një rezultat më pozitit në sondazhin e kryer sëfundmi.

Në projeksionet e realizuara nga prestigjiozja gjermane Bild, qendra e majtë do të fitonte 31.5% të votave nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në këtë fundjavë, ndërkohë që kristian-demokratët e Merkel së bashku me partinë simotër CSU-në, do të ndaleshin në 30.5% të votave.

Pavarësisht rezultatit që do të prodhojnë zgjedhjet, pritet që social-demokratët dhe CDU të bashkëpunojnë për një tjetër mandat, por në pikëpyetje mbetet lidershipi i këtij koalicioni.

Merkel ka pasur një rënie të ndjeshme të popullaritetit kryesisht ndikuar nga aplikimi i politikës së dyerve të hapura për emigrantët. Në lidhje me këtë çështje, kancelarja ka pasur kontestime të shpeshta edhe nga partnerët e koalicionit.

Vendin e tretë në sondazhin e realizuar nga “Bild” e zuri Alternativa për Gjermaninë, partia e ekstremit të djathtë e cila ka shfaqur qëndrime kundër strehimit të emigrantëve.

Kjo forcë politike është ndalur në shifrën 11%. Krahasuar me disa muaj më parë, AFD ka shënuar rënie, pasi në sondazhet e mëhershme, partia e ekstremit të djathtë kishte arritur deri në 15%. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2017, ora 20:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori