Zgjedhjet në Gjermani, Martin Schulz mund të hetohet për korrupsion
Martin Schulz, pretendenti kryesor përballë kancelares Angela Merkel në zgjedhjet e ardhshme mund të përballet me një hetim për korrupsion.

Zyra e Bashkimit Evropian në luftën kundër korrupsionit do të shqyrtojë nëse në Parlamentin Evropian janë bërë gradime të diskutueshme dhe janë paguar shpërblime, në kohën kur president ishte kandidati aktual për kancelar i socialdemokratëve.

Ekspertët fillimisht do të analizojnë sinjalizimet dhe në bazë të tyre do të marrin vendimin për nisjen apo jo të hetimeve.

Revista gjermane Spiegel ka raportuar se gjatë kohës së tij si president i parlamentit të BE-së, Schulz ka favorizuar mikun e tij Markus Engels dhe në tetor të 2015, Schulz dyshohet se ka ndihmuar të tjerë bashkëpunëtorë me avantazhe fitimprurëse.

Administrata aktuale e Parlamentit, sipas të dhënave të saj nuk sheh shkelje juridike të ish-Presidentit të saj. Por Zyra e pavarur e BE nuk është e lidhur me këtë gjykim.

Akuzat do të shqyrtohen edhe nga Komisioni për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Evropian.

Vetë Schulz ka heshtur për këto akuza ende te paprovuara, por ajo që bën zhurmë është fakti se kjo situatë do ta dëmtojë figurën e tij të ndërtuar më së shumti në një karrierë të pastër.

Në një anketë të realizuar në fillim të shkurtit shulz rezultonte i favorizuar ndaj kancelares Angela Merkel me 50 për qind të votave, kurse zonja e hekurt me 34 për qind.

61 vjeçari ka shërbyer si president i Parlamentit Evropian që nga viti 2012 deri në fillim të këtij viti, ku dha dorëheqjen për të kandiduar për postin e kancelarit.

Shtuar më 24/02/2017, ora 20:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori