Vidhet gjatë natës OSHEE, zbulohet çfarë morën autorët 

Një grabitje ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Kamëz. Persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në magazinën e OSHEE në Kamzë dhe kanë kryer vjedhje.

Burimet bëjnë me dije se autorët kanë mundur të marrin nga magazina vetëm 100 litra vaj transformatori.

Mësohet se kanë qënë punonjësit që kanë vënë re vjedhjen dhe kanë lajmëruar policinë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 3.06.2021 10:03