Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, ka deklaruar se ende nuk janë krijuar kushtet që
qeveria e Serbisë të ftojë serbët e Kosovës të marrin pjesë në
zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend.
Këto komente Jeremiç i ka bërë pas takimit me shefin e diplomacisë polake Radek Sikorski, me ç’rast ka thënë se nuk e paragjykon vendimin e qeverisë serbe, ndërsa ka pohuar se vendimi konkret do të jepet të enjten në mbledhjen e qeverisë.
Ai, megjithatë ka theksuar se e ka “të vështirë të paramendojë se
qeveria do të sjellë një vendim për të ftuar
serbet të dalin në zgjedhje”.
Shtuar më 08/11/2010,
ora 16:20