Shën Valentini mund të kishte përfunduar në tragjedi, çifti i të fejuarve përfundon në spital

Festa e të dashuruarëve mund të ishte kthyer sot në një tragjedi për një çift të ri të sapo fejuarish.

Një aksident ka ndodhur në aksin Peqin-Rrogozhinë, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy persona me iniciale E.B dhe F . Gj, të cilët ishin çift.

Burimet bëjnë me dije se çifti ishte i sapofejuar dhe të dy kishin dalë për të festuar ditën e Shën Valentinit por për shkak të lagështirës prej shiut të rënë, mjeti me të cilin ata po qarkullonin doli nga rruga.

Mësohet se dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën por ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.


Shtuar 14.02.2020 16:22