Zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Egjipt pas sulmeve ndaj dy kishave
Parlamenti i Egjiptit e ka miratuar sot vendimin e presidentit të vendit, Abdel Fattah al-Sisi, për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme gjithëkombëtare për edhe tre muaj të tjerë.

“Arsyet për të cilat gjendja e jashtëzakonshme është deklaruar ende qëndrojnë prandaj duhet të zgjatet,” ka thënë Abdelaal para ligjvënësve.

Parlamenti egjiptian miratoi në mënyrë unanime, gjendjen e jashtëzakonshme tremujore në prill të këtij viti, duke ia zgjeruar pushtetin autoriteteve për të luftuar sipas tyre, armiqtë e shtetit pasi dy sulme me bomba në dy kisha i vranë 45 persona. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori