Zgjatet deri më 31 janar 2021 gjendja e emergjencës në Itali
Gjendja e emergjencësItali është zgjatur deri më 31 janar të vitit 2021.

Parlamenti në Itali votoi me 253 vota pro dhe 3 kundër zgjatjen e gjendjes, ndërsa opozita nuk votoi. Gjithashtu në të gjithë territorin e vendit mbajtja e maskës në ambiente të jashtme është bërë e detyrueshme.

Për ata që nuk mbajnë maska do të vendosen sanksionet administrative nga 400 deri në një mijë euro dhe rregullat hyjnë në fuqi duke nisur nga e enjtja.

Shtuar më 07/10/2020, ora 13:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori