Zelanda e Re drejt mbylljes së kufijve gjatë gjithë vitit 2021
Zelanda e Re ka të ngjarë të mbajë kufijtë e saj të mbyllur për turistët për pjesën tjetër të vitit, deklaroi kryeministrja Jacinda Ardern sot gjatë një konference shtypi.

Ardern shpjegoi se për të rihapur kufijtë do të jetë e nevojshme të sigurohet për efektivitetin e vaksinave kundër përhapjes së koronavirusit ose që ka njerëz të mjaftueshëm të vaksinuar në vend.

Kryeministrja konfirmoi mbylljen e korridorit të udhëtimit me Australinë, i cili u pezullua dje nga Canberra për 72 orë, por theksoi se pjesa tjetër e botës paraqet një rrezik shumë të madh për shëndetin dhe ekonominë.

Dje, ministri Australian i Shëndetësisë, Greg Hunt, njoftoi pezullimin për 72 orë të ”korridorit të udhëtimit” me Zelandën e Re pas zbulimit të infeksionit të parë lokal të koronavirusit në vend që nga nëntori i kaluar.



Shtuar më 26/01/2021, ora 16:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori