Zëdhënësi i presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë se nuk ka asnjë
dëshmi që tregon se hakerët rusë kanë
ndikuar në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.
"Mënyra se si mediat kryesore po raportojnë është rritja e idesë se (Rusia) ka
ndikuar në
zgjedhje. Nuk ka fare
dëshmi se ata kanë
ndikuar në
zgjedhje", ka thënë Sean Spicer për Fox News më 2 janar.
Spicer, i cili do të bëhet Sekretari për Media i Shtëpisë së Bardhë kur Trump të nis detyrën më 20 janar ka thënë se "hakimi është i gabuar" dhe se "njerëzit nuk duhet të ndërhyjnë".
Por, ai i ka dhënë jehonë paralajmërimit të Trumpit gjatë fundjavës kundër ngutjes së bërjes së Rusisë fajtore për sulmet kibernetike.
Presidenti Barack Obama ka thënë se dëshmitë e përfshirjes ruse janë të mëdha dhe për këtë ai ka dëbuar 35 diplomatë rusë dhe ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë gjatë javës së kaluar, ndërsa ligjvënësit e të dy partive amerikane i kanë përkrahur këto vendime. /albeu.com/
Shtuar më 03/01/2017,
ora 09:38