Zbuten zemrat e grave, nisin të duan Donald Trump
Jo të gjithë kishin besim tek Donald Trump kur ai shpalli kandidaturën për president, dhe skeptikët kryesorë ishin në partinë e tij Republikane.

BBC ka intervistuar këtë grup grash republikane në Nju Hampshire, të cilat në fillim ishin shumë skeptike, kurse sot zemrat e tyre janë zbutur.

Në primaret republikane, këto gra nuk votuan për Donald Trump.

“Një vit më parë unë vërtetë nuk kisha besim tek Donald Trump.”
“Unë nuk mendoja se ishte serioz aq sa duhet për këtë detyrë dhe nuk mendoja se donte ta bënte këtë punë.”

“Unë nuk mendoja se ai do arrinte të bashkonte të gjithë.“
“Para një viti nuk mendoja shumë për Donald Trump dhe nuk mendoja se ai ishte një kandidat i besueshëm”

“Para një viti mendoja se Donald Trump ishtë një drejtues i suksesshëm biznesi.”

“Nuk besoja shumë te Donald Trump.”

Por në zgjedhjet e nëntorit, përveç njërës prej tyre, të gjitha votuan për të.

“Sot kam shumë shpresë.”

“Duke parë si punon, unë vërtetë besoj se ai do të bëjë deiferencën”
“Unë shpresoj që e gjitha kjo të bëjë Shtetet e Bashkuara një vend më të mirë.”

“Edhe pse nuk e prisja që ai të fitonte, sot dua që të gjithë t’i japin atij një shans për të qenë një sukses.”

“Tani unë mendoj se ai është ai lloj burri që mund ta çojë vendin përpara.”

“Kam shpresë për vendin tim dhe kjo është ajo që ndjej, shpresë”
“Para një viti isha e shqetësuar, sot jam e shqetesuar.”
Shtuar më 10/02/2017, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori