Zbulon CIA: BE-ja do të shpërbëhet në vitin 2020
Këshilli Kombëtar amerikan i informacionit, në bashkëpunim me CIA-n, kanë botuar "një hartë të së ardhmes 2020", ku është parashikuar shpërbërja e Bashkimit Evropian dhe se Evropa do të ndahet në tri pjesë.

Blloku perëndimor do të përbëhet nga Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Irlanda, Austria, Italia, Spanja, Beneluksi dhe Skandinavia.

"Evropa e Re" do të përbëhet nga shtetet si Estonia, Letonia, Lituania, Republika Çeke, Sllovakia, Polonia, Hungaria, si dhe Kroacia dhe Sllovenia në jug, përmes të cilave "Evropa Lindore Katolike" do të kishte qasje në Mesdhe.

Evropa Lindore gjegjësisht Bashkimi ortodoks do të udhëhiqet nga Rusia, dhe do të përbëhet nga Ukraina, Bjellorusia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Bullgaria, Greqia, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina.

Kur është fjala për Shqipërinë, vlerësimet janë të ndara: ose rusët do ta afronin kah Evropa Lindore ose Shqipëria do të mbetej nën kujdesin e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara.

Parashikime të ngjashme prezantoi edhe organizata amerikane joqeveritare "Stratfor", beson se BE-ja së shpejti do të ndahet në dy pjesë: në perëndim të pasur dhe një grup i vendeve të vogla në Evropën Qendrore.

Mediet serbe shkruajnë se këto parashikime nuk duhen injoruar, sikurse që kishte ndodhur kur politikani francez Emanuel Todd parashikoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1976, pesëmbëdhjetë vjet para se të ndodhte, raporton "Bota.al". /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2016, ora 10:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori