Xhelal Mziu merr kthesën: Unë betejat e mia i kam fituar vërtet, nuk dua ikjen e Berishës

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Xhelal Mziu la të kuptohet se mbështet Sali Berishën. Pas insistimit të moderatorit Ylli Rakipi dhe gazetarit Arjan Çani, ish-kryebashkiaku i Kamzës tha se nuk do largimin e Berishës nga partia dhe mbështet maxhorancën brenda partisë.

Raportet e mia me Berishën dhe Bashën. Kam qenë drejtues i degës së Kamzës nga 2004 deri ditën që dhashë dorëheqje. Kam pasur 8 beteja dhe i kam fituar. Partneritetin me Berishën dhe Bashën i kam krijuar përmes rezultateve në Kamzë. Nuk ka asgjë që më prish as me Bashën dhe as me Bashën.

Çani: Ç’të ka ndodhur që je me minorancën?

Mziu: Ti nuk e di me kë jam.

Çani: Kjo tregon se Xhelali ka ngritur stekën.

Rakipi: Një miku im më thotë që Xhelali ka qenë simboli i berishizmit.

Çani: Me kë je ti zotëri? Kë voton: Bashën apo doktorin?

Mziu: Kjo është jo shumë komode. Por unë i bashkëngjitem maxhorancës. Mua më intereson një PD brenda të cilës të mos ketë revanshizëm.

Çani: Xhelal vëlla, më thuaj. A u bashkohesh deputetëve që thonë të ikë Basha, por të ikë edhe Berisha. Je për ikjen e Berishës?

Mziu: Jo, nuk jam. Nuk jam për ikjen e askujt.


Shtuar 31.03.2022 21:38